Aurela Gaçe ka një këshillë për Jonida Maliqin pak para Eurovizionit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonida Maliqi prej pak javësh ka nisur turneun në mbarë Europën për prezantimin e këngës së saj, “Ktheju Tokës” me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Këngëtarja është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit europian.

Por videoja e e televizionit spanjoll e përgatitur me të gjithë performancat e këngëtarëve shqiptare pjesmarrës ndër vite në Eurovizion ka bërë nostalgjike Aurela Gaçen.

“Sërish emocione nga ‘Eurovision-i’. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur ketë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes tonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga ‘Eurovision-i’, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo!”, ka shkruar Aurela.

Më pas ajo i ka rikujtuar Jonidës këshillën që i ka dhënë që në fillim, që të shijojë çdo sekondë të kësaj eksperience.

Kujtojmë se Jonida Maliqi do të ngjitet për herë të parë në skenën e ‘Eurovision-it’ në datën 16 maj, në gjysmëfinalen e dytë.

 

Zjarr Tv Ad