Australi/ Festival dedikuar “Mbretit të Rock and Roll”

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Sidnei  qindra fansa u bashkuan në një festival në nder të idhullit të tyre, Elvis Presley. Atmosfera e festës ishte e ndezur, një homazh ndaj trashëgimisë kulturore dhe muzikore të “Mbretit”, apeli i të cilit është shtrirë në dekada dhe në breza, duke shkuar përtej rrënjëve të tij amerikane.

“Ai ishte shumë i pashëm dhe unë e adhuroja muzikën e tij, i dashuroja këngët e tij”, tha një grua.

“Kjo na kthen prapa në kohë, atëherë kur ishim duke u rritur, jo fëmijë por adoleshentë. Kjo ishte muzika e kohës sonë”, tha një burrë.

Adhuruesit e shumtë, në stacionin qendror të trenave në Sidnei, u ngjitën mbi dy trena: “Elvis Express” dhe “Blue Suede Express”, që i çojnë ata në qytetin e vogël Parkes, 300 km në perëndim.

Çdo vit, qyteza shndërrohet në një parajsë për fansat e Elvisit, që argëtohen pa fund në një festival 5-ditor. Festivali i nisur në vitin 1993, për të shënuar ditëlindjen e këngëtarit, e ka vendosur madje qytezën e vogël në hartat turistike dhe i ka dhënë atij nofkën “kryeqyteti Elvis” i Australisë.

 

Zjarr Tv Ad