Australia në gjendje të jashtëzakonshme nga zjarret, 85 vatra aktive

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bregu lindor i Australisë duke përfshirë dhe disa pjesë periferike të Sidneit po përballen me një ndër zjarret më masive në histori.

Raportohen të paktën 85 vatra përgjatë shtetit të New South Wales, 46 prej të cilave nuk janë nën kontroll.

Autoritet kanë raportuar një gjendje emergjente këtë të martë pasi erërat që fryjnë nga jugu rrezikojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në këtë rajon jetojnë të paktën 6 milion njerëz.

Shumë ekipe janë duke luftuar me flakët në bregun verior të New South Wales ku raportohet që të jetë përhapur në më shumë se 100,000 hektarë tokë.

Autoritetet deklarojnë se zjarri në rajonin e Turramurra është nën kontroll por ka pasur dhe incidente ku një prej zjarrëfikëesve është plagosur.

Shumë ekspertë shpjegojnë se një prej shkaqeve kryesore të flakëve është dhe ndryshimi klimatik.

Ato raportojnë se vitet 2017 dhe 2018 kanë qenë prej viteve më të nxehta që Australia ka kaluar.

Këto raporte të ekspertëve, qeveria ka refuzuar të pranojë se ndryshimet klimatike kanë pasur ndikim në zjarret që kanë përfshirë vendin.

Zjarr Tv Ad