Austri, kancelari Kurz bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi zv/kancelari Heinz-Christian Strache, dha dorëheqjen pas një skandali korrupsioni.
Ai tha se i ka kërkuar Presidentit Aleksander Van der Bellen për një votim të ri kombëtar.
“Kjo nuk është ajo që vendi ynë ka nevojë. Unë nuk jam në politikë për ta mbajtur këtë zyrë … por për të punuar për vendin tonë të bukur”, tha Kurz.
Mijëra njerëz kishin protestuar jashtë kancelarisë në Vjenë gjatë gjithë ditës, duke bërë thirrje për një qeveri të re.
Partia Popullore e Qendrës së djathtë e Kurz është në qeveri me Partinë e ekstremit të djathtë të Strache.
Udhëheqësi i Partisë së Lirisë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një videoskandal korrupsioni.
Materiali filmik që është transmetuar pjesërisht nga dy media gjermane tregon politikanin 49-vjeçar duke dialoguar lirshëm në ishullin spanjoll të Ibizës në vitin 2017, pak muaj përpara zgjedhjeve kombëtare. Në shoqërinë e tij ndodhet një e vetëquajtur oligarke ruse së cilës Shtrahe i premton favore politike dhe tenderë publikë.
Kreu i qeverisë, kancelari konservator 32-vjeçar Sebastian Kurc, tha të shtunën se do i japë fund bashkëpunimit me kolegun e tij djathtist.
Dy aleatët qeverisin vendin prej dhjetorit 2017, por skandali i koalicionit vë në pozita të vështira qëndrueshmërinë e kabinetit.

Zjarr Tv Ad