Austria ndalon shaminë për vajzat në shkollën fillore

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me një ligj, për të cilin e dhanë votën deputetët e koalicionit qeveritar nga partiakonservatore ÖVP dhe partia populiste FPÖ, do të ndalohet në të ardhmen në shkollatfillore “veshja për arsye të fesë apo botëkuptimit, me të cilën lidhet mbulimi ikokës“. Qeveria ka bërë të qartë se ky ligj drejtohet vetëm kundër shamisë së kokëste myslimanët dhe jo kundër “kipas” karakteristike të hebrenjve apo “patkës” së Sikhëve.

“Nënshtrim“

Zëdhënësi për çështjet e edukimit politik të partisë FPÖ, Wendelin Mölzer, tha se mendalimin e shamisë së kokës dërgohet një sinjal kundër islamit politik. Kurse deputetikonservator i ÖVP-së, Rudolf Taschner, deklaroi se bëhet fjalë për atë që vajzat myslimanetë çlirohen nga “nënshtrimi“. Opozita votoi gati e gjitha e bashkuar kundër këtij ligji dheakuzoi qeverinë se ajo është më shumë e interesuar për publicitet dhe jo për të mirën efëmijëve, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.

Para vendimit në Parlament, Qeveria austriake bëri të ditur se ajo pret ankimime të ligjitnë Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua meshumicën e cilësuar të dy të tretave. Shoqata Austriake e Islamit, IGGÖ e kritikoi ashpërligjin e ri të sapomiratuar në Parlament.

Zjarr Tv Ad