Austria partnere për negociatat

0
3

Vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg  risolli në vëmendje debatin për hapjen e negociatave, dhe kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë.  Kreu iI Diplomacisë Austriake, shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë,  ndërsa homologu shqiptar, Gent Cakaj ishte i bindur kur tha se  vendi i ka përmbushur detyrat.

Alexander Schallenberg: Duhet të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gent Cakaj: Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm Austriak u ndal në një takim për më shumë se 1 orë  edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit ndryshe nga Cakaj, thotë se Shqipëria është në marsh indietro dhe po rrezikon integrimin.

Lulzim Basha: Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këto javë që ka mbetur në marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë.   Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj  qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar opozitës, Partisë Demokratike, medias, madje edhe qytetarëve, për të hequr vëmendjen dhe për të hequr përgjegjësinë nga, në fakt, i vetmi njeri përgjegjës në këtë situatë.  Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Jashtë vëmendjes nuk mbeti dhe procesi zgjedhor në Kosovë, që sipas politikanëve, ishte shembull për Shqipërinë

Gent Cakaj: Kosova i ka dhënë shembull rajonit si zhvillohen zgjedhjet dhe me cfarë standardi të lartë ndodh edhe ndryshimi i pushtetit.

Lulzim BashaKosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm me konsoilidimin e praktikave demokratike, siç treguan edhe zgjedhjet e ditës së diel, që në fakt janë një shembull jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Ministri i Jashtëm austriak është pritur në një takim edhe nga presidenti Ilir  Meta, ku u  vlerësuar bashkëpunimi mes dy vendeve.