Austria u bashkohet donacioneve për Shqipërinë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Solidaritetit me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit i është bashkuar edhe Austria. Qeveria austriake ka vënë në dispozicion 600 mijë euro, për rindërtimin e banesave të shkatërruara. Marrëveshja u firmos në Ministrinë e Mbrojtjes, nga kreu i Emergjencave, Haki Çako dhe Drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungersböck.

Të pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i misioni në Ambasadën austriake në Tiranë, Christian Steiner.

Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë Bashkitë e Durrësit dhe të Tianës. Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë procesin e zbatimit të projektit nga terreni. Austria ishte një nga shtetet e BE, e cila iu përgjigj menjëherë me ndihma Shqipërisë, nëpërmjet Mekanizimit të Mbrojtjes Civile të BE.

Zjarr Tv Ad