“Austrian Airlines” nuk do të bëjë më transferime të parave nga Tirana në Vjenë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Austrian Airlines” nuk do të bëjë më transferime të parave nga Tirana në Vjenë.

Vendimi i kompanisë ajrore u bë publik nga zëdhënësja e ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber e cila ka treguar dhe detaje nga grabitja e pasdites se 9 prillit 2019

“Paratë po ngarkoheshin në avion kur ndodhi grabitja. Nuk kishte asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Si një masë sigurie nuk do të ketë transferime të mëtejshme të parave nga Tirana në Vjenë” u shpreh ajo.

Vendimi erdhi një ditë pasi miliona euro të bankave të nivelit të dytë që do të transportoheshin drejt Vjenës u grabitën nga persona ende të paidetifikuar. Një prej grabitësve, i cili u ekzekutua nga policia gjatë grabitjes së parave në Rinas mendohet se është Admir Murataj.  Pritet dhe përgjigja e ADN për të konfirmuar përfundimisht se viktima është shtetasi Admir Murataj.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë shifrën e vlerës monetare të grabitur, por besohet se bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro.

Autorët e armatosur arritën që të futen në pistën e aeroportit dhe me anë të kërcënimit zbritën thasët me euro dhe gjatë përplasjes me policinë mbeti i vrarë një prej autorëve.

 

Zjarr Tv Ad