Autoambulanca përplas 77-vjeçarin në Pogradec

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 77-vjeçar është aksidentuar nga një autoambulancë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, ndërsa raportohet se i plagosur është transportuar për në Tiranë.

I aksidentuari është shtetasi me iniciale K.P, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e autoambulancës, shtetasin LL.P 62 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Zjarr Tv Ad