Autoambulanca përplaset me ‘Golfin’ në Rinas/Pacientja ka humbur jetën

0
280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë me nje viktime dhe dy të plagosur është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në rrugën e Rinasit.

Siç edhe duket nga pamjet, një automjet ambulancë është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

Ambulanca është përplasur me një automjet tip “Golf 5”.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.

Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua, duke i marrë jetën pacientes dhe personit tjetër që e shoqëronte.

Viktimat është identifikuar si Anila Bërdaku, ndërsa të plagosurit janë Arjan Balloku infermier dhe Ilir Shullazi, shoferi i autoambulancës.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e ‘Rinasit’, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad