Autobusi përplaset me një makinë në qendër të Tiranës/ Lëndohen 4 pasagjerë…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në qendër të Tiranës. Policia bën më dije se një mjet autobus është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë 4 pasagjerë të autobusit, kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit, janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Zjarr Tv Ad