Një aksident është regjistruar mesditën e sotme (18 janar) në fshatin Hadroj të Pukës, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Fan.
Automjeti që drejtohej nga shtetasi, Z.N., 60-vjeç dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës, ndërsa në mjet ka qenë edhe djali i shoferit, shtetasi N.N., 24-vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve, të cilët janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.