Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Komisariatin nr.3, ku polici 25-vjeçar Ludian Zaimi vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.
Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se autori i vrasjes në komisariat është patronazhisti i Partisë Socialiste.
“Autori i vrasjes brenda në komisariat është patronazhisti i Partisë Socialiste. Patronazhistët, për të cilët Rama është krenar, janë këta.
Kur Policia mbushet me militantë të egër të partisë atëherë ajo s‘është Polici e Shtetit por Polici e pushtetit.
Keqardhje e madhe që uniformën e Policisë së Shtetit, ku ka dhe policë të ndershëm pafund, e veshun dhe gjakatarët e partisë kriminale e Edi Ramës” shkruan Balliu në postim e tij.
Kujtojmë që pas një sherri banal kur po ndërronin turnin, Zaimi qëlloi me 5 plumba kolegun e tij 55-vjeçar. Sot 25-vjeçari është shprehu se Saliasi e shnate dhe e ofendonte.