Autori i masakrës së Zelandës së Re deklarohet i pafajshëm

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori i masakrës se 15 marsit në Zelandën e Re është deklaruar i pafajshëm para gjykatës.

Mbi australianin 28-vjeçar, Brenton Tarwnt, rëndojnë mbi 90 akuza për vrasje dhe tentative për vrasje, dhe një akuzë për terrorizëm.

Të premten ai u shfaq para trupit të Gjykatës së Lartë zelandeze përmes një lidhjeje nga burgu ku po mbahet në izolim.

Ndërsa avokati lexonte deklaratën e pafajësisë të klientit të tij i cili buzëqeshte, të pranishmit dhe të afërmit e viktimave shfrynin dhe lotonin.

Gjykatësi kryesues caktoi 4 majin e vitit të ardhshëm për nisjen e procesit gjyqësor ndaj të akuzuarit.

Ndërkaq, pas testimit të shëndetit mendor, është vlerësuar se ai është i përgjegjshëm për veprimet e tij.

Tri muaj më parë, sulmet e 28-vjeçarit me armë automatike në dy xhami të qytetit të Krajstçërçit lanë 51 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Skenat e krimit u transmetuan drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale, ndërsa ishin paralajmëruar edhe në një pamflet të botuar pak kohë më herët.

Ngjarja solidarizoi politikën vendëse dhe atë botërore që të ndërmarrin hapa për të ndalur përhapjen e materialeve ekstremiste dhe raciste nëpërmjet internetit apo për të ndaluar mbajtjen e armëve gjysmëautomatike të shfrytëzuara edhe nga autori.

 

Zjarr Tv Ad