Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas qëndrimit të Autoritetit të Dosjeve, institucion që i kujtoi ish-Presidentit Meta Kodin Penal, pasi ky i fundit i quajti si “fëlliqësira” ne nje emision televiziv.
Tedi Blushi në emër të PL-së ka riktheksuar qëndrimin e Ilir Metës, teksa ka deklaruar se supërflliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtën dhe privatësinë të të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit. “Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat”, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.
Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik.
Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor!”, thekson Blushi
Deklarata e plotë e Tedi Blushit
“Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre.
Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit. Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M.
Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat”, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.
Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik.
Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë! “, thekson Blushi.