Autorizimi i 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, reagon ambasadorja Yuri Kim

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në një postim në Twitter, pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken autorizoi një ndihmë shtesë ushtarake prej 350 milionë Dollarë për Ukrainën.

Kjo e çon vlerën totale të ndihmës amerikane për sigurinë e dhënë Ukrainës gjatë vitit të kaluar në më shumë se 1 miliard dollarë.

Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të mëtejshme me mjete mbrojtëse për të ndihmuar Ukrainën të trajtojë kërcënimet me të cilat po përballet tani, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad