Autostrada Tiranë – Elbasan pa mirëmbajtje

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse ende nuk ka përfunduar plotësisht, rruga Tiranë-Elbasan shfaq një sërë problematikash edhe me mirëmbajtjen. Eksperti, Fatmir Hasho, shprehet se përgjatë autostradës konstatohet se ka valëzime të asfaltit dhe për këtë nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme. Po ashtu një tjetër problematikë sipas ekspertit është edhe niveli i lejuar i shpejtësisë që nuk është i përshtatshëm për këtë aks.

Problemet në autostradën Tiranë-Elbasan nuk kanë të mbaruar.

Përtej mashtrimit me afatet për përfundimin e punimeve nga ministrja Belinda Balluku, shqetësim për ekspertët mbetet mirëmbajtja.

Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore, ka kërkuar që të ndërhyhet pasi përgjatë saj është krijuar dëmtim i asfaltit.

Hasho: Në pjesën që është përdorur shumë si profesionist që jam, këta të ndërtimit të rrugëve të shikojnë herë pas here dhe cilësinë  e asfaltit pasi në disa vende ka dhe një çedim. Këto janë të gjitha duke e vlerësuar si drejtues mjeti që shkoj. Në tunelin për Elbasan ka disa vende që ka pak valëzime dhe nuk do të ishte keq ti shikonin. Edhe tunelet duan mirëmbajtjen e tyre, është detyrim.

Shqetësim për ekspertin mbetet edhe niveli i shpejtësisë të cilin e konsideron jo të përshtashëm dhe të rrezikshëm për një rrugë të tipit autostradë.

Hasho kërkon që të merren masa edhe për heqjen e njerëzve që shesin përgjatë aksit, pasi janë rrezik për aksidente.

Hasho: Jemi në një rrugë, autostradë. Me 70-80 km në orë ne nuk bëjmë gjë veçse pengojmë lëvizjen e mjeteve. Kjo rrugë meqenëse ka përfunduar do të marrë një pjesë edhe të trafikut që do të shkojë në jug të vendit. Me rritjen e numrit të mjeteve, 70-80 vetëvetiu do ti heqë koha. Projektuesit ti shikojnë dhe njëherë tabelat sepse duke menduar se respektojmë tabelat ndoshta do të bëhemi rrezik për mjetet e tjera që vinë mbrapa.

Rruga Tiranë-Elbasan ka nisur të ndërtohet rreth 8 vite më parë dhe për të është shpenzuar dyfishi i fondeve të vënë në dispozicion, duke u kthyer në një barrë të rëndë për buxhetin.

 

Zjarr Tv Ad