Duke komentuar krizën që po kalon Partia Demokratike, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Avenir Peka, tha në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv se Lulzim Basha po shkon drejt krijimit të një partie të re politike.
Peka, duke parashikuar skenarët që mundshëm nga përplasja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, tha se në Partinë Demokratike nuk ka vend për të dy.
Gjithashtu, Peka tha Kuvendi kombëtar do të mblidhet dhe Lulzim Basha nuk e pengon dot. Por edhe pas shkarkimit nga Kuvendi, tha Peka, Berisha merr PD-në, ndërsa Lulzim Basha do të mbetet politikë me një parti të re.
“Për Lulzim Bashën, mund të kemi pikëpyetje mbi inteligjencën dhe aftësitë e tij, por asgjë s’e ka spontante. Edhe veprimet, edhe deklaratat nuk janë sponante. Deklarata se koha e Sali B eishës ka mbaruar, de facto ose de jure, do të thotë se nuk ka më Parti Demokratike me Sali Berishën ose Lulzim Bashën, njëri ose tjetri duhet të ikë. Çështja është se kush do të ikë? Basha në momentin që thotë unë nuk lejoj, nuk njoh mbledhjen e Kuvendit, kjo tregon faktin që Basha është out në kohë dhe hapësirë. Nuk duhet të shtrohet si pyetje do të mblidhet apo jo Kuvendi. Dhe tjetra, në raport me statutin dhe mënyrën si po mblidhet Kuvendi, Basha është askushi në këtë pjesë. Në momentin që ndarja, çarja mes tij dhe Berishës është e pakthim, unë nuk i shoh ata të dy në PD.
Marrim skenarin: Sali Beisha mbledh Kuvendin me procedurën që ka nisur. Shkarkohet Basha. Besoj nga sa kam parë nga deklaratat e Berishës, referendumin do ta kalojë në referendum brenda partisë, një anëtar, një votë, që i jep të njëjtën fuqi me mënyrën e zgjedhjet, legjitimitet politik, se ligjor edhe statuti aktual e konsideron të shkarkuar. Pra, shkarkohet nga Kuvendi, hidhet në referendum dhe humb, çfarë do të bëjë Lulzim Basha?
Fakti i rikthimit të Sali Berishës pas 8 vitesh pensionimi politik dhe ia rimerr partinë do të thotë se baza dhe shumica e partisë është nga Berisha. Dy alternativa ka, ose Lulzim Basha do të fitojë dhe do të mbajë partinë, ose do të humbasë. Në momentin që do të humbasë ka dy alternativa, humbje me nder, ose humbje me turp. Nëse shkarkohet nga baza, pra nëse nuk jep dorëheqjen, është humbje me turp. Kurse qëndrimi ka edhe një alternativë tjetër, qëndrimi politik. Unë s’e shoh Lulzim Bashën duke ikur nga politika, as me nder dhe as pa nder, por e shoh të ngulur në politikë.
Me këtë skenar, edhe makinacionet që po përmendim, nëse Lulzim Basha do të kërkojë të qëndrojë faktor në PD nuk do të ndërmarrë asnjë nga këto as mosnjoihjen, as ccështjen në gjykatë, me skenarin kur ai shkarkohet me një grup të vetëm sado që të jenë, 5, 10, 3, unë e shoh duke kaluar në një grup parlamentar të vetin, në një parti të vetën. Sepse retorika që përdor sot është njësoj si në 2017. Edi Rama në 2013 përmendi Rilindjen, ky Republikën e Re. Në 2017, Basha në të gjithë fushatën hoqi flamujt e PD, logon e PD, të gjithakolonat zanore, çdo simbol të PD, edhe faqen e internetit. Në 2017 po të klikoje ëëë.pd.al të dërgonte në një faqe të re republika.al. E pa gjatë fushatës që ngeci, u detyrua të kthehej javën e fundit të flamujt dhe logoja”, u shpreh Avenir Peka.