Aventura e dy motrave të reja shqiptare, ja pse u arratisën

1
943
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

kajtazi

Motrat Kajtazi helmuan dy herë prindërit, u arratisën nga frika e policisë. Dy adoleshentet e larguara nga shtëpia 1 muaj më parë pranojnë se kanë hedhur në ushqimin e prindërve ilaçe gjumi për shkak të konflikteve të vazhdueshme. Prokuroria e Durrësit ngre dy akuza ndaj motrave Kajtazi të cilat ditën e sotme do të përballen me gjykatën.

Orialda dhe Klevisa Kajtazi, adoleshentet që për më shumë se një muaj u bënë protagoniste të një aventure të pazakontë kanë pranuar në polici se ato kanë tentuar të helmojnë prindërtit dhe motrën e madhe të paktën tre herë. Ato kanë pohuar se kanë përdorur ilaçe gjumi në ushqimin që konsumonin prindërit dhe motra e tyre për shkak të konflikteve të mëparshme që kishin patur mes tyre. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, një ditë pas helmimit të prindërve në shtëpinë e tyre kanë shkuar forcat e policisë për t’i marrë në pyetje.

Nga frika e policisë ato thonë se janë larguar nga shtëpia pasi i kanë vënë zjarrin banesës duke marrë me vete 400 mijë lekë dhe 800 euro. Pas gjetjes së tyre në një banesë në qytetin e Vlorës, prokuroria ka ngritur akuzat e “vjedhjes së kryer” në bashkëpunim dhe “shkatërrimit të pronës me zjarr”, ndërsa sot adoleshentet do të përballen me gjykatën në seancën e caktimit të masës së sigurimit.

Referuar hetimeve të deritanishme prokuroria thotë se zjarri në banesën e familjes Kajtazi në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit është konstatuar më datë 16 korrik rreth orës 02:30 të mëngjesit. Në baneseë nuk ka patur njerëz të pranishëm, pasi, kryefamiljari Hyqmet Kajtazi, bashkëshortja e tij Anila dhe vajza e madhe Alketa kanë qenë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi kanë patur shenja helmimi një ditë më parë. Sipas prokurorisë, në banesë kanë qëndruar dy vajzat e vogla të familjes Kajtazi, Orialda dhe Klevisa Kajtazi.

Në kohën që banorët e zonës kanë konstatuar rënien e zjarrit, dy vajzat e mitura nuk kanë qenë në banesë, por ishin larguar në drejtim të paditur. I dëmtuari Hyqmet Kajtazi ka deklaruar se në banesë i janë marrë një shumë të hollash prej 400.000 lekë dhe 800 Euro. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një letër e shkruar me shkrim dorë dhe me përmbajtje të dyshimtë: “Meti ta morr hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do t’i shohësh më me sy kurrë . . . etj”. Pas kallëzimit të kryefamiljarit policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje të familjarë dhe miq të vajzave si dhe ka kryer akt-ekspertimin për letrën e gjetur e cila është shkruar nga motra e vogël Klevisa.

Gjithë skenari i dy adoleshenteve është zbuluar pas gjetjes së tyre në një banesë me qira në qytetin e Vlorës, pasi gjatë dëshmisë së tyre dhënë në polici ato kanë prauar se gjithçka e kanë bërë për shkak të konflikteve të vazhdueshme që kishin me prindërit dhe motrën e madhe.

“Në deklarimet e dhena Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë shpjeguar se të dyja kanë patur konflikte në familje, janë keqtrajtuar nga prindërit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe janë dhunuar fizikisht prej tyre. Për të dalë nga situata e krijuar në familje u ka lindur mendimi të përdorin në ushqimin e gatuar ilaçe gjumi. Këto ilaçe janë prëdorur prej tyre dy herë. Herën e parë në muajin maj 2015 dhe herën e dytë në datë 14.07.2015, dhe kanë sjellë si pasojë shqetësime shëndetësore dhe shtrimin e familjarëve në spital”, thotë prokuroria.

Sipas hetimit rezulton se pasdite e 15 korrikut, kur  familjarët Hyqmet Kjatazi, bashkëshortja e tij Anila dhe vajza e madhe kanë qenë në spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë qenë vetëm në banesë. Ato shpjegojne se në banesë kanë shkuar punojës policie për të parë dhe për të pyetur për shkakun e helmimit.

“Pas këtij momenti, vajzat e kanë ndjerë veten të frikesuara dhe kanë vendosur të largohen nga banesa, si e vetmja mënyrë për të mbuluar atë që kishte ndodhur me ilaçet në ushqimin e prindërve. Pasi kanë vendosur të largohen nga banesa, kanë marrë me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit të vetat dhe të motrës së madhe si edhe disa lekë të familjes”, thotë prokuroria.

Gjithashtu, vajzat kanë shpjeguar se përpara se të largoheshin i kanë venë zjarrin banesës dhe kanë lenë një letër të shkruar, me qëlim që ngjarja të dukej sikur ishte kryer nga persona që donin të hakmerreshin. Për këto veprime prokuroria thotë se dy motrat kajtazi me dashje kanë marrë paratë e familjes dhe i kanë vënë zjarrin shtëpisë duke konsumuar kështu veprat penale të vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës në bashkëpunimin, shkruajnë mediat në Shqipëri.

 

Zjarr Tv Ad