Avionët turq shkelin hapësirën ajrore greke

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asetet turke qëndrojnë në gatishmëri për nisjen e kërkimeve për hidrokarbure në brigjet qipriote, duke provokuar kundërveprime nga Athina. Mes dy vendeve vazhdojnë përballjet e tendosura diplomatike dhe ushtarake.  Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë po bëhen më kritike pas marrëveshjes së fundit të Turqisë dhe Libisë për të ripërcaktuar kufijtë e tyre detarë.

Komentit të Greqisë për epërsi ushtarake në detin Egje iu përgjigj të martën Turqia duke fluturuar reaktivët e saj dhjetëra herë në shkelje të hapësirës ajrore greke.

Në përgjigje të provokacionit ushtarak, flota greke lëshoi në ndjekje aeroplanët e saj, duke evituar konfrontimin. Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktai tha një ditë më parë se Ankaraja mund të dërgojë këmbësori shtesë në Mesdheun lindor.

Trupat do u shtohen anijeve dhe dronëve të armatosur që vendi por edhe pala greke do shfrytëzojë për vëzhgimin e territorit verior të Qipros teksa pritet të nisin mes kundërshtimesh kërkimet e gazit dhe hidrokarbureve.Ndërkohë një gazetë proqeveritare turke raportoi se Ankaraja po studion edhe mundësinë e përdorimit të aeroportit turkoqipriot si bazë për avionët gjuajtës F-16 nëse konflikti ashpërsohet.

Si Turqia, edhe Greqia janë anëtare të NATO-s por aleanca ushtarake ka njoftuar se nuk do të ndërhyjë.

Zjarr Tv Ad