Avioni i Man Cityt bllokohet në aeroportin e Mançesterit, ja problemi…!

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avioni i Manchester Cityt kishte planifikuar që në mbrëmjen e kësaj të shtune të fluturonte për në Kinë, por është kthyer sërish në aeroportin e Mançesterit.

Sipas Daily Mirror, një numër i stafit të Etihad ishin të bllokuar në aeroport pasi disa prej tyre kishin probleme me vizat.

Pep Guardiola dhe skuadra e tij duhet të fluturonin për në Shangai për të zhvilluar ndeshjet parasezonale.

Kampionët e Premier Leagues do të përballen me West Ham Unitedin në Kupën e Azisë të mërkurën e javës së ardhshme, por siç duket “qytetarët” do të shkojnë me një ditë vonesë në Kinë.

 

Zjarr Tv Ad