Avioni i rrëmbyer në Maltë, lirohen të gjithë pengjet

0
1200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lihen të lirë të gjithë pasagjerët e avionit ‘Afriwiyah Airways’, i rrëmbyer nga Libia dhe i detyruar të bëjë ulje në Maltë paraditen e sotme.

Pas disa orësh negociata 118 personat që ndodheshin në avion i liruan, ndërsa me rrëmbyesit vijojnë negociatat.

Rrëmbimi u komunikua nëpërmjet një njoftimi në Twitter nga Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat.

“U informova për një rrëmbim të mundshëm të një avioni të nisur nga Libia drejt Maltës. Jemi gati për operacione sigurie dhe emergjence”, shkruan Muscat.

Ishin dy persona që kërcënonin se do shpërthenin bomba në avionin e rrëmbyer, ku ndodheshin 111 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. Pengmarrësit deklaruan se janë mbështetës të ish- liderit libian Muammar Gaddafi, i cili u vra në vitin 2011 gjatë përmbysjes së regjimit të tij.

Zjarr Tv Ad