Avioni përplaset me murin

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga qyteti jugor indian Trichy në Dubai u dëmtua pas goditjes së murit të aeroportit gjatë ngritjes.

Air India IX 611, që mbante 130 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, u transferua në Mumbai, ku u ul në mënyrë të sigurtë.

Air India tha se për dy pilotët, të cilët kanë më shumë se 6 mijë e 500 orë përvojë fluturuese kanë filluar hetimet. Air India është transportuesi kombëtar i Indisë.

Linja ajrore tha në një deklaratë se avioni i Boeing 737 u ngrit në aeroportin e Trichy në jug të Indisë të premten, kur zyrtarët e aeroportit “vunë re se avioni ishte përplasur me muret e aeroportit”.

 

Zjarr Tv Ad