“Avioni privat i Ramës”, Basha nxjerr shifra: Shpenzon 15 mijë dollarë vetëm në një orë (Vettingu mund të ndryshojë situatën)

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka nxjerrë shifrat se sa para harxhon kryeministri Edi Rama për fluturimet e tij me avion. Basha thotë se vetëm në një orë, shpenzimi për fluturimet e Ramës është 15 mijë dollarë.

Ai thotë se e vetmja zgjidhje që këto abuzime me paratë publike të marrin fund është vettingu i politikanëve që ka propozuar Partia Demokratike.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad