Avni Ponari, një histori suksesi e biznesmenit i cili u shpall “Qytetar Nderi” i qytetit të Tropojës

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avni Ponari lindi më 28 korrik 1957 në Tropojë, është Drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”. I diplomuar në Fakultetin e Marinës pranë Universitetit të Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit në Fakultetin e Marinës, ai punoi për një periudhë 12-vjeçare pranë Flotës Tregtare Shqiptare dhe më pas në kompaninë shtetërore të sigurimit të asaj kohe. I karakterizuar nga iniciativa e lirë, menjëherë pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në vitin 1999, hodhi bazat për tregun privat të sigurimeve në Shqipëri, nëpërmjet themelimit të shoqërisë së sigurimeve “Sigal”, në shkurt të vitit 1999. Ponari njihet edhe si sipërmarrës i suksesshëm në fusha të tjera të biznesit në Shqipëri. Që prej vitit 2009, Avni Ponari është emëruar “Konsull Nderi i Japonisë” në Shqipëri, gjithashtu që prej vitit 2008 drejton Federatën Shqiptare të Basketbollit, nën cilësinë e Presidentit të kësaj federate. Avni Ponari cilësohet si një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar i cili ka sjellë gjithmonë risi në tregun e sigurimeve. Bashkia Tropojë i ka deleguar biznesmenit aq të suksesshëm titullin “Qytetar Nderi” i Tropojës. Çmim që vjen si mirënjohje për kontributin e tij aq të çmuar në zhvillimin dhe ndihmesën e dhënë nga Ponari për komunitetin e Tropojës. Nëse do të shikonim piramidën e bizneseve më të suksesshme në Shqipëri patjetër që Sigal Uniqa Group e udhëhequr nga Avni Ponari qëndron në majë të saj. Kjo falë punës me përkushtim dhe një ekipi të mirëorganizuar në krye të të cilit qëndron vetë Avni Ponari, duke treguar kështu se një biznes për të qënë i suksesshëm duhet të ketë dhe një lider të suksesshëm, rol të cilin padyshim e luan më së miri Avni Ponari.

 

Zjarr Tv Ad