Avokati i njohur Altin Goxhaj ka marrë pjesë në protestën e sotme që po mbahet para Kryeministrisë, shkruan newsbomb.al. Ai është shprehur se kishte vendosur të dilte sot, edhe pse me këmbë të thyer, për të thënë ato “që nuk thonin dot ata që i paguan Sorosi”.
“Në protestë u artikuluan në mënyrë, unë them të qëllimtë, arsye për të mos dalë në protestë. Jo për të dalë në protestë. Këtu dolën për qepë e domate. Dolën për miell e oriz, për vaj e naftë.
Sipas sloganeve të organizatorëve. Në fakt shqiptarët dolën se u ka ardhur në majë të hundës. Kanë humbur dhe arsyen e fundit për të jetuar në Shqipëri.
Rritja e çmimit të karburantit dhe ushqimeve të shportës, ishte derdhja e ujit mbi gotë, jo vetë gota. Këta nuk e artikuluan, unë nuk mund ta besoj dot që Ambasada e SHBA dhe Fondacioni Soros, që sponsorizon qeverinë e Sorosit, të financojë dhe sponsorizojnë ata që do rrëzojnë këtë qeveri.
Arsyeja që Ambasada e SHBA dhe Fondacioni Soros financojnë tipa si Lapaj, Soko, ai që mban mikrofonin çdo ditë… marrin fonde nga Soros, dikush me rrogë dhe projekte. Këta nuk mund të dalin dot kundër atyre që u japin para”, u shpreh avokati për JOQ, teksa shtoi “Kush guxon të përmendi Sorosin këtu? Ata që rrinë me mikrofon? Ata i paguan Sorosi.”