Avokat Ngjela thotë “qëllimin” e Foltores: Sali Berisha do të marrë PD që t’i imponohet Amerikës! Është nën presionin e goditjes penale!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha është nën presionin e goditjes penale! Kështu shprehet avokat Spartak Ngjela, teksa komenton “Foltoren” dhe lëvizjet e fundit të ish-kryeministrit Berisha. “Berisha atë kërkon të thotë që unë kam forcë dhe do të neutralizojë goditjen penale”, thotë avokati.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Spartak Ngjela u shpreh se ambasadorja Kim ka nisur të flasë me gjuhë të ashpër, edhe sekretari Blinken po ashtu. “Pamë edhe presidentin amerikan që hyri në lojë dhe foli për non gratën”, vijon ai. Avokati shtoi se përmes “Foltores” Sali Berisha po përpiqet të marrë Partinë Demokratike, në mënyrë që t’i imponohet Amerikës.

Pjesë nga deklarata e avokat Ngjelës:

Berisha atë kërkon të thotë që unë kam forcë dhe do të neutralizojë goditjen penale. Foltorja e tij ka edhe një aspekt të tretë, ka një raport mes Yuri Kim dhe Saliut. Madje ambasadorja del thuajse aq shpesh sa ai. Ka dhënë edhe shenja të tilla, ‘për kë bien këmbanat’, pak romane kishte që gjeti Heminguein?

Saliu kërkon të neutralizojë politikën amerikane nëse ka një qëllim që ky të përgjigjet penalisht. Raporti i tij me Kim është i zhdrejtë. Ajo ka nisur të flasë me gjuhë të ashpër. Ai është i pandehur, kjo është prokurore. Gjithcka lind nga non grata. Non grata është e pashpërthyer, po ata kanë nisur ta shpërthejnë. Si? Ishte një kongresmen që i dërgoi letër Blinken. Blinken tha se me atë xhiron populiste, po e them unë me termat e mi, ai kërkon të neutralizojë goditjen penale. Është në prag të goditjes penale. Blinken ishte i ashpër. Pamë edhe presidentin amerikan që hyri në lojë dhe foli për non gratën.

Ka nisur pra të dalë një raport mes Yuri Kim, SPAK e Saliut. Si do zgjidhet? Ai i ka veprat penale, as mos e diskutoni. Amerikë do të thotë FBI. Problemi është, a do nisë SPAK procesin penal? Ai këtë kërkon të neutralizojë dhe brenda kësaj jemi në dy data 11 dhe 18. Kjo është faza e tretë e procesit. Kush do marrë partinë. Saliu e bën të gjithë këtë lëvizje që të marrë partinë dhe me partinë do imponohet. Është nivel i ulët.

Nuk doli dot deputet në Tiranë, me maxhoritarin doli me partinë. Unë nuk e kam lejuar të dalë në Tiranë, kur garoja për kryetar bashkie. Basha ndoqi skemën time, nuk i doli. Problemi është si flet ky kryeministër pa votim, votimi do edhe tre vjet. Pra, është në një moment krize, është nën presionin e goditjes penale e cila nuk do dihet si do avancojë. Kërkon t’i shpëtojë goditjes penale. A është ai tur i frikshëm për destabilizim të Shqipërisë? Jo.

Zjarr Tv Ad