Avokatët e Durrësit “braktisin” kolegët, i kthehen gjyqeve pas bojkotit të javës së kaluar

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi bojkotuan seancat gjyqësore për 4 ditë me rradhë, kjo e hënë i ka gjetur avokatët e Durrësit në gjyqe.

Ditën e sotme dhoma e avokatisë së Durrësit 244 anëtarë po vijon normalisht përfaqësimin në seancat gjyqësore.

Javën e kaluar u shtynë rreth 212 seanca gjyqësore nga 300 të planifikuara në gjykatën e shkallës së parë.

Dhjetra seanca të tjera gjyqësore janë shtyrë në gjykatën e apelit dhe atë administrative të Durrësit.

Ndërkohë, ditën e djeshme dhoma e Avokatëve në Shkodër, tha se të bojkotojë pa afat të gjitha seancat gjyqësore, si shenjë proteste ndaj hartëts së re, e cila parashikon mbylljen e gjykatës se Apelit në kryeqendrën e veriut.

Avokati Anton Kosteri u shpreh se nëse nuk reagohet ndaj kësaj mase, nuk përjashtohet edhe mundësia e grevës së urisë. Edhe avokatët në Vlorë kanë vendosur bojkot të plotë pa afat të të gjitha seancave gjyqësore.

Zjarr Tv Ad