Avokatët prej dy javësh në protestë, Edi Rama: Harta e re gjyqësore nuk ndryshon! Bojkotoni sa të doni, s’flisni dot me qeverinë time kështu

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama u ka prerë shpresat avokatëve, duke deklaruar se harta e re gjyqësore nuk do të ndryshojë, pavarësisht se ata janë prej gati dy javësh në bojkot. Ai pohoi gjithashtu se me qeverinë e tij nuk mund të negociohet me bojkote.

“Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individë që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon”, u shpreh Edi Rama.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individë që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon.

Të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar.

Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përveçse s’ka asnjë shans që të ketë sukses”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke e bërë të qartë se qeveria nuk ka plan të tërhiqet edhe pas bojkotit të avokatëve.

Zjarr Tv Ad