Avokatët protestë para KLGJ/ Maks Haxhia kundër Hartës së re Gjyqësore: Do e çojmë në Kushtetuese

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia dhe koleget e tij kanë protestuar ditën e sotme para Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Një ditë më parë, Maks Haxhia ka shprehur kundërshtitë në Komisionin e Ligjeve kundër Hartës së re Gjyqësore, ndërkohë që ditën e sotme ai ka bërë të ditur se ky draft nëse miratohet do të dërgohet për t’u goditur në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi juristë, ajo është hapi i fundit që do ndërmarrim”, tha Haxhia.

Kreu i Dhomës së Avokatëve foli dhe për ndëshkimin e disa prej avokatëve që thyen vendimin për bojkotin.

Ai u shpreh se:

“Ne kemi një kuadër ligjor, statutin e avokatit dhe ju siguroj që çdo hap që ne kemi hedhur është komform ligjit për statusin e avokatit. Pavarësisht se ja kemi bërë të qartë në Komisionin e Ligjeve, çdo përpjekje për të kufizuar ushtrimin e profesionit të avokatit është e dështuar, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka betonuar se profesioni i avokatit nuk mund të kufizohet nga institucionet gjyqësore apo të drejtësisë”.

Zjarr Tv Ad