Avokati Altin Goxhaj: Çfarë fshihet pas shembjes së çdo pallati mbi 50-vjeçar?

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria dhe strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë hartuar një projekt-vendim sipas të cilit të gjitha objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do t’i nënshtrohen auditimit teknik dhe në bazë të auditimit do të prishen.

Në lidhje me këtë projekt-vendim të hartuar dhe të mbajtur në fshehtësi ka reaguar edhe avokati i njohur Altin Goxhaj.

Avokati në një reagim publik të cilësuar si “Teori Konspiracioniste” ka treguar se çfarë fshihet pas këtij projekt-vendimi. Goxhaj thotë se është projektuar nga Vaso Çubrilloviç, një nga studiuesit jugosllav që kanë kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve.

REAGIMI I PLOTE

Vëmendje të gjithë, sdms ju që i keni shtëpiat mbi 50 vjet të vjetra:

ÇFARË FSHIHET TJETËR PAS SHEMBJES SË ÇDO PALLATI MBI 50 VJEÇAR NGA VELIAJ & CO?!

“Teori Konspirative” nga Avokati Altin Goxhaj, Levizja AntiSoros Për Shqipërinë

Ky plani çubrilloviçian që do na prishë gjithë pallatet 50 vjeçare (që fituan shtëpitë shqiptarët në 1993), është projektuar nga Vaso Çubrilloviç që në 1937 ku shpjegonte shembjet e shtëpiave dhe mureve të shqiptarëve që ti detyronin të iknin vetë “me dëshirë” (“me dëshirë” siç thotë Arlind Qori i komunistave të Soros) drejt Anadollit !

Niveli sipëror i diabolizmit dhe ligësisë së Mafies Soros në pushtet, duket qartë tek plani për të penguar fillimisht shitblerjen e apartamenteve (duke i bllokuar si të pashitshëm në çdo hipotekë), pas vlerësimit negativ të pallateve mbi 50vjeçare (me akte ekspertimi sizmik të kryera nga çakejtë mavi të Bashkive dhe Qeverisë), në mënyrë që të asgjësojnë dhe të bëjnë të pamundur vlerësimin me çmimin e tregut të sipërfaqeve të banimit në zonat më të shtrenjta të Tiranës!

Pra vlera e çdo apartamenti, i planifikuar nga Veliaj & Co për tu prishur, do të jetë zero lekë (sepse do të konsiderohen si objekte të pabanueshme dmth të palejueshme për tu shitur nga Hipoteka) dhe banorët do të konsiderohen “të pastrehë” për tu strehuar në banesa sociale me subvencionim qeraje, azile pleqsh (të moshuarit), apo që të marrin subvencionime kredie për të blerë në pallatet që do të ndërtojnë oligarkët në periferi (disi më lirë) apo me çmime stratosferike në truallin kur më parë kishte qenë pallati i tyre, nga i cili nuk përfitojnë asgjë sepse vlera e tregut e ish shtëpisë do të jetë zero lekë (për shkak pra se do të jetë mall i pashitshëm).

Edhe sikur tu bëhet kompensimi me çmim kostoje ndërtimi, referenca do të jetë me çmimet e kohës së Enverit!!!

Shkurt, ky plan i faktit të kryer i Qeverisë me Akt të Këshillit të Ministrave, që do të jetë i çertifikueshëm në parlament, është maja e majave të hapave që ndjek Axhenda Soros për Shpopullimin e Shqipërisë, që në fakt vjen edhe si ndëshkim masiv për heshtjen e qytetarëve ndaj viktimave paraprake të prishjes së pallateve gjoja prej tërmetit ku siç doli iu grabit trualli nga bashkitë për të ndërtuar oligarkët!

P.s.

Në fakt idiotët vazhdojnë besojnë se këto janë teori konspirative dhe nuk e kuptojnë mallkimin tim të Sindromës së Kasandrës për të mos u dëgjuar paralajmërimet e mia 10 vjeçare për fundin tonë nga futja e Kalit Sorosian të Trojës në politikën shqiptare!!!

Zjarr Tv Ad