Avokati Altin Goxhaj gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka denoncuar dy raste flagrante për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të “6 marsit”.
Goxhaj tha se fleta e votimit është pajisur me një “bar kod” e cila sipas tij i vjen në ndihmë patronazhistëve për të identifikuar votën e qytetarëve.
Në rastin e dytë që denoncoi Goxhaj është fakti që në Vorë do të kryhet votimi elektronik nga një kompani private në menaxhim të George Soros që ka qëllim sipas tij për t’i dhënë fitoren kandidatit të Lulzim Bashës.
“Unë jam i shqetësuar për organizimin e zgjedhjeve pasi do të bëj denoncimin publik për manipulimin e plotë të zgjedhjeve. Sot do të dënoj publikisht planin për manipulimin e zgjedhjeve. Kam dy modele të fletëve të votimit : Një të 25 prillit fletë votimi dhe kam një fletë votimi për 6 marsin. Kam denoncuar shpesh sesi bar kodi i cili e bën të lexueshme fletën e votimit, kjo nuk rrit sigurinë e votimit por zbulojnë për kë voton kush, është në favor të patronazhistëve.
Unë do ju tregoj që ky akord patronazhistët do të kenë mundësinë që të zbulojnë për kë ka votuar unë dhe dikush tjetër. Askush nga opozita që këtë rast është shtëpia e lirisë nuk e mori seriozisht pasi ky bar kod në bashkëpunim me patronazhistët dhe KQZ bënë të mundur që nëse ti radhit një numër të caktuar fletësh mund të merret vesh se për kë ke votuar. Ka skepticizëm për pjesëmarrjen ën votim, është shqetësuese që askush nuk ka reaguar nga koalicioni “Shtëpia e lirisë”. Ky bar kod duhet të hiqet urgjentisht pasi cenon sigurinë. Kjo u jep mundësi patronazhistëve që të dinë kush dhe për kë voton.”, tha Goxhaj.