Avokati Goxhaj pyet Adriatik Lapaj: Kur do flasim për Soros-in?! Caktoje vetë ditën dhe orën

0
1718
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Altin Goxhaj ka bërë një reagim në llogarinë e tij dhe kërkon përballje në debat me aktivistin e njohur Adriatik Lapaj. Sipas avokatit, Lapaj është pjesë e Fondacionit Soros, njohur ndryshe dhe si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

“Tiku i Soros? Kur do flasim për Soros? Caktoje vetë TV, ditën, orën, gazetarin, qentë mbështetës, kamikazët, dhe kë të duash ti. Po pres unë.. ditën kalojnë.. Kam që të Djelën që po pres. Kjo pra është GARA, me debatu me vërte jo me bo sikur duke recitu si papagall pa oponent”, shkruan Goxhaj.

Ndërkohë, dje Adriatik Lapaj ka bërë një reagim publik dhe është shprehur se menjëherë pasi ai njoftoi hapjen e një partie politike, kanë nisur sulmet nga të gjitha drejtimet, duke përfshirë mediat dhe ata që ai i quan “lehës profesionistë”.

E çuditshme dhe ky debat që avokati Altin Goxhaj kërkon me Adriatik Lapaj, pasi të dy kanë qenë organizatorë dhe pjesëmarrës në protesta të rëndësishme të shoqërisë civile. Më tej, Goxhaj aludon se drejtuesit e Fondacionit Soros në Shqipëri nuk e lejojnë Lapajn të dalë në debat me të.

“P.s. Kërkoji Andi Dobrushit, Drejtorit dhe punëdhënësit tënd të Soros që të të lejojë, se i ke punët keq, le të bëjë përjashtim një herë duke shkelur kodin e etikës së Soros ku përcaktohet që askush nga Fondacioni nuk duhet të përballet me ata antisoros dhe sdms Altinin në debat”, shkruan Altin Goxhaj.

Zjarr Tv Ad