Nga avokati Altin Goxhaj
SOT QEVERIA NXORRI NË FLETORE ZYRTARE URDHËRIN QË HYN NË FUQI NË 4 JANAR PËR GREEN PASS! DO DORËZOHENI APO DO VINI TË HËNËN NË 12:00 NË PROTESTË? U publikua në Fletoren Zyrtare nr.201, urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e plotë dhe testet që duhet të paraqesin çdo ditë, punonjësit e administratës shtetërore dhe të qëndrave tregtare në vend duke filluar nga data 4 janar 2021.
URDHËR Nr 561 dt 23.12.2021
për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit Covid-19 për punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tragtare
..
URDHËROJ:
- Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19),duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, një nga dokumentet e mëposhtme:
- a) Çertifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar;
- b) test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedures për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2
- c) çertifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6muaj pas shërimit.
- Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.
Kujtesë!
Protesta e parë e radhës (e dhjeta në total) është të Hënën në 12:00 në Sheshin “Nënë Tereza”: Një hap para ti, një hap pas Qeveria! Një hap prapa ti, 2 hapa para Qeveria!
Tani fillon pjesë pjesë vakdinimi i detyruar, sa mbaron puna me një kategori shkohet te kategoria tjetër dhe më pas direkt te detyrimi i fëmijëve të tu për të cilët s’do ketë shpëtim! Ti mund të mos punosh as në shtet as në supermarket apo qendër tregtare, por në dt 4 Shkurt 2022 maksimumi deri në 4 Mars 2022 detyrimi do të vijë tek ty! Ti mund të blesh dozën e parë, të dytë, mbase edhe të tretën por te katërt ta harrosh kur të gjesh bashkë me vaksinatorin edhe një polic dhe një patronazhist!
Kur të mbarojnë punë me ty do të vijnë te fëmija yt në shkollë ndërkohë që ti do jesh në punë apo në kafe! Është në dorën tënde ta ndalosh të Keqen që po vjen për ty dhe fëmijët e tu!