Avokati i Edvin Priftit: 220 mijë € janë fituar nga çmimet ndërkombëtare…

0
419
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Edvin Priftit, Enrik Ligori ka deklaruar në seancën e sotme se 220 mijë eurot e gjendura në shtëpinë e mjekut, janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Ndër të tjera, avokati ngriti disa pikëpyetje. Sipas tij, pse nuk është ndërhyrë që në muajin qershor kur është kryer operacioni, por pikërisht tani në vigjilje të fushatës zgjedhore.

Sot në seancë u njohëm me ashpërsimin e masës, për një krim hipotetik, për të cilin s’ka asnjë provë. Pse s’u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni por 7 muaj më pas , në vigjilje të fushates së zgjedhjeve. 220 mijë € të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët nuk i janë gjetur në zyrë, por në çantë, kur ishte nisur për në bankë. Lekët janë të ligjshme Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”, është shprehur avokati.

Avokati ka kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra, si dhe vendosjen e masës detyrim paraqitje, teksa kërkoi që të rrëzohet kërkesa për burg.

Zjarr Tv Ad