“Avokati i Popullit”, Borchardt: Fjalët e mia i drejtohen zv/kryetares së Parlamentit

0
22

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, kritikoi Kuvendin pasi sipas tij, nuk merr parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Fatkeqësisht, zëvendëskryetarja e Kuvendit u largua më herët, sepse fjalitë në vijim i drejtoheshin kryesisht asaj. Në vijim, i nxis organet e tjera përbërëse të demokracisë shqiptare që t’i kushtojnë vëmendjen dhe garantojnë mbështetjen e duhur Avokatit të Popullit, dhe veçanërisht vëmendjen e duhur. Kuvendi nuk i kushton vëmendjen e duhur shumë prej raporteve të Avokatit të Popullit në lidhje me çështje të veçanta, siç ndodhi më herët këtë vit në lidhje me raportin për shpronësimet. Avokati i Popullit mund të kontribuojë pozitivisht për një demokraci shqiptare të shëndetshme dhe me reputacion të mirë, në qoftë se këtij institucioni i jepet mundësia për ta bërë këtë.

Borchardt mori pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit.