Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, ka justifikuar klientin e tij, përsa i përket sipërfaqeve të tokës që i janë sekuestruar ish-kryeprokurorit, të cilat i kaluan shtetit.
Ai tha se Llalla e ka blerë tokën me lekët e të atit, me këtë të fundit që i mori si dëmshpërblim, pasi kishte bërë burg si i përndjekur.
“Pasuritë nuk janë blerë gjatë kohës kur ka qenë Prokuror. Babai i Lallës ka qenë në burg dhe ka marrë shpërblim si i përndjekur. 20 milion është blerë me paratë e të përndjekurit politik. Nëse flasim për histori standardesh dhe gjykimi, është gjë tjetër. Pa cituar defektet proceduriale të gjykimit, me këtë vendim janë shkatërruar 2 momente, ajo vlera 98 milion është pasuri e rivlerësuar për shkak të ligjit, pra nuk vlen pasuria aq. Nëse ky vendim e konstaton ligjin e rivlerësimit të pronës gabim, atëherë pranojmë atë. Së dyti, ky vendim ka rënë dhe bie ndesh me institutin e kontratës, që do të thotë midis shitësit dhe blerësit, parimet janë ndryshe. Unë po flas për standardin ligjor”, tha avokati Hazizaj.