Avokati Lapaj: SPAK-u duhet të nisë kryesisht hetimet për të gjitha koncesionet e dhëna në vend

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Adriatik Lapaj shkruan në Facebook se SPAK-u duhet të nisë kryesisht hetimet për të gjitha koncesionet e dhëna në këtë vend e që janë brenda afateve të parashkrimit të veprave penale.

Sipas avokatit ata që e kanë vjedhur duhet të përgjigjen përpara drejtësisë dhe thekson se drejtësia duhet të rivendos në vend dinjitetin e të ndahet nga llumi së shkuarës.

Lapaj: SPAK-u duhet të nis kryesisht hetimet për të gjitha koncesionet e dhëna në këtë vend e që janë brenda afateve të parashkrimit të veprave penale. Të gjitha! Shqipërisë duhet t’i kthehet pas ajo që i është vjedhur.

Ata që e kanë vjedhur duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Drejtësia duhet të rivendos në vend dinjitetin e të ndahet nga llumi së shkuarës. Qytetarët duhet të distancohen nga batërdia, korrupsioni, vjedhja e vendit të vetë, bashkëpunimi me ata që e vjedhin. Po nuk e bëmë tani, nuk do kemi mundësi as 30 vite të tjera.

Zjarr Tv Ad