Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit Alqi Bllako ka thënë se Alqi Bllako ka qenë në banesën e një mikut të tij, në pritje të vendimit të gjykatës.
I pyetur mbi një foto të publikuar në rrjetet e tij sociale, ku shihej një avion, Hazizaj tha se ajo ishte një foto e realizuar prej atij vetë në momentin që mori prokurën për të përfaqësuar zotin Bllako.
Pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”:
Ku ishte Bllako?
Hazizaj: Që të kuptosh se ku ishte i mbrojturi prej mjeje duhet marr situata në vijimësi. Po priste tek shtëpia e një mikut të vet për të shkuar vendimi. Doli vendimi shkoi dhe u dorëzua në drejtorinë e policisë Tiranë.
Ju i dëgjuat lajmet për ikjen e tij, nuk patët asnjë reagim…
Hazizaj: Kur kam qenë me zotin Hoxha e dëgjuam si lajm publik, nuk janë lajmet ato që shpërndahen në media të vërteta.
Pse u dorëzua në orën 4?
Hazizaj: Në atë moment u njoh me urrdhrin e prokurorisë së posaçme. Nuk e ka marr në orën 15 e ka marr në atë moment.