Avokatja Alesia Balliu ka shpallur kandidaturën për kryetare në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu ka ndarë lajmin dhe emocionet për këtë vendim.
Duke theksuar se Partia Demokratike “është gjeneza ime”, avokatja Alesia Balliu thotë se “u rrita me dëshiren per te qene e denje dhe për ta prezantuar veten ne radhet e saj. U formova ne dimensione profesionale, politike, humane e morale per te marre pikerisht per kete vendim. Ndjej se kam kontribuar shume per te dhe tani është koha, eshte momenti për të marr përgjegjësi kur shikon që vendi ynë, vendi jonë është në rrezik”.
Sot, u miratuan kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpalli hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.
Ja postimi i plotë i avokates Alesia Balliu në Facebook
Te dashur miq, bashkepunetore e perkrahes!
E emocionuar per te ndare me ju vendimin per te kandiduar per lidershipin e FRPD.
Partia Demokratike eshte gjeneza ime.
Mbiemri Balliu, mbiemri i familjes time eshte i lidhur shume me frymen, ideologjinë dhe thelbin e kesaj partie. Qe e vogel u rrita me dashurine për këtë emblem, për këtë parti per të vazhduar rrugëtimin e të parëve të mi, qe kane lene gjurme e kane sakrifikuar per Shqipërinë dhe Partinë Demokratike, u rrita me deshiren per te qene e denje dhe për ta prezantuar veten ne rradhet e saj.
U formova ne dimensione profesionale, politike, humane e morale per te marre pikerisht per kete vendim.
Ndjej se kam kontribuar shume per te dhe tani është koha, eshte momenti për të marr përgjegjësi kur shikon që vendi ynë, vendi jonë është në rrezik. Ky eshte nje hap i ri i cili me therret me shpirt e zemer ta ndermarr. Mendoj se rinia ka qene gjithnje motorri me i fuqishem i Partise Demokratike; e si e tille i duhet dhene nje mundësi për një përfaqësim të ri dhe një mendësi ndryshe.
Nje fryme e cila e dashuron dhe rritet per te dhe me te, duke ndërthyrur eksperiencën me të renë dhe duke krijuar një frym konstruktive e cila ndihmon brezin e ri, për të vazhduar rrugëtimin tonë, duke mos harruar asnjë moment origjinën tonë, kush jemi, kush ka kontribuar për këtë parti dhe ku do të shkojmë.
Premtoj kontribut besnik, te perhershen dhe te qendrueshem, premoj te jem me ju dhe per ju per t’i rikthyer FRPD lavdine qe prej kohesh i mungon, me nje perqasje feniksiane.
Ky eshte premtim shpirti, e nga shpirti kerkoj mbeshtjen tuaj.
Perzemersisht juaja,
Alesia Balliu