Avokatja bën thirrjen e fortë/ Refuzoni foto me Yuri Kim, ja pse

0
1736
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Adriana Kalaja, ka dalë me një reagim të fortë ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Nisur nga rastet e fundit, ku figura poblike kanë zgjedhur të pozojnë krah saj, Kalaja shkruan se Kim pasqyron shëmbullin e figurës më të ulët që ka patur ambasada e SHBA-së në Tiranë, për faktin se është përfshirë në ceshtje që nuk i takojë duke u rreshtuar krah njërës ose tjetrës forcë politike, shkelur kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.

Kalaja shkon edhe më tej, ku thekson se ambasadorja është rreshtuar krah krimit, zyrtarëve të korruptuar dhe krah kapjes së sistemi të Drejtësisë. “Nëse Yuri Kim do më kishte ftuar në ambasadë dhe/apo për të bërë foto, unë do të kisha refuzuar me forcë pasi, sipas meje pasqyron shëmbullin e figurës më të ulët që ka patur ambasada e SHBA-së në Tiranë, për faktin se:

Shantazhon hapur Presidentin e vendit tim. Shantazhon demokratët se do hanin bar nëse nuk do zbatonin urdhërat e saj.

Shkel çdo ditë Konventën e Vjenës.

Shkel çdo ditë sovranitetin e vendit tim.

Është investuar për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Është investuar për kapjen e Sistemin të Drejtësisë nga Edi Rama.

Është rreshtuar në krah të krimit, përfaqësuar nga Kryeministri Rama. Është rreshtuar në krah të mafias, përfaqësuar nga Erion Veliaj etj. Është rreshtuar në krah të zyrtarêve më të korruptuar të vendit, përfaqësuar nga Arben Ahmetaj etj.

Promovon modelin e individit si pjesë e “shoqërisë civile” që i shërben pushtetit. Promovon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke i paraqitur si heronj të drejtësisë. Promovon individë pjesë e “shoqërisë civile” të mirëpaguar nga Sorosi e z. Kunat, si “e ardhmja” e politikës.

Ndaj i them kujdo që të mos lodhen kot duke u zvarritur dhe pozuar në krah të Yuri Kim. U lodh shumë kjo e fundit me Rudinën e me Endrin, por në Kuvend nuk i çoi dot. Në Kuvend apo Bashki, nuk të çojnë GOMAT e makinës por motori i fuqishëm i votave.

Ps: E di që mund të më refuzohet viza nëse do ta kërkoj ndonjë ditë por unë më shumë se SHBA, dua Shqipërinë.”

Kërpudhat toenail do të zhduket nëse ju bëni këtë!

Zjarr Tv Ad