Avokatja hedh akuza të rënda:”Kemi 3 muaj pa marrë pagat”

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatja Valentina Tedorovska ka dhënë një intervistë për gazetarin e Fax News, Sokol Dema në lidhje me ankesat që kanë avokatët sa ju përket pagesave të tyre.

Sipas saj, pagesa e avokatëve bëhet përmes honorareve që kanë të bëjnë me numrin e seancave gjyqësore ku marrin pjesë, dhe pas çdo seance dërgojnë në kancelarinë e gjykatës një vërtetim, dhe pas kësaj ju takon nga 10 në 30 mijë lekë për secilin.

Tedorovska tha se ka plot 39 vërtetime që i ka depozituar në kancelari dhe nuk e ka marrë pagën, ndërkohë akuzon kancelarin për shpërdorim detyre dhe kapërcim kompetencash.

“Problemi kryesor janë pagesat dhe mënyrat se si bëhen. Është i dyti vit që hasim në rezistencën e kancelarit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka kapërcyer kompetencat, shpërdoron detyrë. Përgjigjet për administratën dhe pjesë të tjera të gjykatës por jo për avokatët. Nuk paguhemi me pagë konkrete mujore por me honorare, sipas gjyqeve dhe seancave marrim edhe vërtetimet. Janë pagesa qesharake, ka që japin 3 mijë lekë, 2 mijë lekë por edhe njëmijë lekë. Ka gjyqtar që na ofendon dhe na fyen duke na thënë që të mbajmë me bukë.

Unë mbledh vërtetimet, i dërgoj në zyrën e financës. Unë në fillim kisha janarin, shkurtin edhe marsin, ra pandemia ngela pa lekë. Jam detyruar të shkoj disa herë në gjykatë, mezi u vunë në lëvizje dhe i kam marrë në maj. Pas këtij muaj sërish nuk i kam marrë lekët e tjera. Kam depozituar 39 fletë, vërtetime që kam bërë gjyqe, prill, maj, qershor të këtij viti. Unë për këto tre muaj nuk kam marrë pagat”.

“Ky lloj kancelari i bën me tendencë shkeljet, futet aty ku nuk ka tager, sepse unë kam një dhomë avokatie që më kërkon llogari. Ç’punë ka kancelari që kërkon vërtetimet e mija, këtë duhet ta bëjë shefja e financës. Më janë hequr disa të drejta pagese padrejtësisht. Nuk kam paguar shumën prej 20% të të ardhurave dhe rrezikoj të gjobitem dhe të penalizohem, tani më përfundon afati”, shtoi avokatja duke akuzuar se u janë mbajtur padrejtësisht paratë që ju takojnë.

Zjarr Tv Ad