“Azem Hajdari është i pavdekshëm”- Berisha flet për rezistencën e studentëve të Dhjetorit: Dy ditët që ndanë historinë! Si u prenë në besë pasi u thirrën në takim

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një rrëfim në lidhje me rezistencën e studentëve të Dhjetorit të vitit 1990 në përkujtimoren e thirrur në qytetin “Studenti” në Tiranë për Azem Hajdarin.

Berisha tha se figura e këtij të fundit mbetet e pavdekshme dhe sot frymëzon më shumë se kurrë. Ai ndau një rrëfim nga ajo që e cilësoi “dy ditët që ndanë historinë”.

Ai tha se Azem Hajdari u pre në besë pasi u thirr në takim nga Ramiz Alia, por shtoi se kjo gjë nuk e frikësoi por e bëri më të pamposhtur.

“Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht. Ky takim të zgjon mendime të ndryshme, por ndonëse kjo është dita e ekzekutimit dhe pushkatimit të Azem Hajdarit, kjo është dita dhe çdo ditë që ne mendojmë atë është vepra e tij. Azem Hajdari jeton dhe është i pavdekshëm në veprën e tij. Për të qenë realist asgjë nuk do i përshtatej më shumë këtij takimi sesa dhjetori në rrezik, 1990-ta në rrezik. A shërben sot kujtimi i veprës së Azem Hajdarit?! Mendoj se frymëzon sot më shumë se kurrë. Unë do ju përshkruaj jo për të bërë histori por dy tre momente të atyre ditëve që ndanë historinë.

Çfarë ishin ato dy tre ditë? Azem Hajdari dhe një grup u treguan të pamposhtur. I ftoi Ramiz Alia në darkë. Doli në 1 të natës. U nxori ministrat dhe i dërmoi me shkopinj dhe mjete të tjera. Ata ishin të pamposhtur sepse të nesërmen dolën në demonstratën e parë anti komuniste në rrugët e Tiranës. Në kuptimin e organizimit dhe në 8 të mënggjesit janë mbledhur këtu dhe kanë zënë rrugën e Elbasanit. Aty u vërsulën me një tërbim për t’i bërë copash. U shpërndamë. Erdha këtu dhe gjeta Azemin me një grup studentësh.

Jo vetëm që nuk i gjeta të frikësuar por ishin të vendosur për të shkuar drejt sheshit. Azem Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm. Dhe këta ishin të pamposhtur. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike. Mund të themi çfarë të duam. Kemi ardhur me Besnik Mustafën pasi takuam Ramiz Alinë për t’u thënë studentëve që ai ju pret. Diktatori e kishte lënë vetë me ta. U kishte premtuar se do vinte t’i takonte këtu. Nga ana tjetër e kishte mbushur këtë shesh dhe këto rrugica me ushtarë të të gjitha llojeve.

Me Besnikun e kuptuam që ai donte t’i sulmonte. Kemi nejtur dy orë me ta. Për t’u thënë. E pamë që po u nisëm drejt sheshit do të sulmoheshin. Kishin afruar kamionët për t’i evakuuar me forcë. Nuk u thamë shumë por i bindëm që nuk do zbrisni sonte në shesh. Merruni me kërkesat”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad