Azerbajxhani premton gjysmë milioni euro të tjera për rikuperimin e tërmetit në Shqipëri

0
39

Më 17 shkurt, një delegacion i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit Z. Elmar Mammadyarov mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë në Bruksel.

Duke folur në konferencë, Ministri Elmar Mammadyarov vuri në dukje se Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i Azerbajxhanit, dhe shembulli më ilustrues i kësaj janë vizitat e shumta të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Baku duke zhvilluar takime me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe për të lehtësuar Korridorin strategjik të Gazit Jugor që lidh rajonin Kaspik, në veçanti Azerbajxhanin me Gjeorgjinë, Turqinë, Greqinë, Shqipërinë dhe mbaron në Itali.

Ministri Elmar Mammadyarov vuri në dukje se Azerbajxhani ishte ndër vendet e para që dha ndihmë humanitare për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik në Shqipëri dhe se vendi ynë dha ndihmë për Shqipërinë në shumën e gjysmë milioni euro. Ai solli në vëmendjen e pjesëmarrësve në konferencë një premtim të ri prej gjysmë milioni eurosh të tjera që do t’i jepen Qeverisë dhe popullit të Shqipërisë.