Baba shembullor: Shikoni ç’bën Mozzik për vajzën

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një muaj më parë, reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila u bë kryefjala e mediave dhe mblodhi menjëherë një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Pas lindjes së vajzës, Mozzik dhe Loredana nuk kanë nguruar t’a shprehin publikisht lumturinë dhe dashurinë e madhe që ndjejnë për të voglën. Madje pak më parë, reperi ka treguar në profilin e tij në Instagram se është një baba shembullor.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke blerë pelena për të bijën, teksa i ka mbushur duart plot me disa pako dhe ka lënë të kuptohet se është impenjuar kokë e këmbë për të voglën e tij.

 

Zjarr Tv Ad