Gjashtë vjet e gjysmë ka qenë dënimi për një baba 40 vjeçar nga Modena, Itali pasi akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme me vajzën e tij të mitur 13 vjeçe, ndërsa e ka lënë edhe shtatzënë atë.
Sipas hetuesve, babai përdhunues jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por madje edhe e kishte dhunuar vazhdimisht fizikisht brenda ambjenteve të shtëpisë ndërsa i bënte dushe me ujë të ftohtë.
Akuzat e ngritura ndaj tij datojnë në vitin 2015, por 40 vjeçari ka marrë dënimin vetëm tani.
Ngjarja doli në dritë kur babai i 13 vjeçares i cili njihej si pastor në atë zonë e kishte marrë përdore të bijën dhe e kishte shoqëruar për në konsultore në mënyrë që ajo të abortonte.
Në fillim, vajza kishte treguar si personin përgjegjës për incidentin vëllain e saj, gjithashtu një i mitur, dhe çështja ishte marrë në detyrë nga Gjykata e të Miturve të Bolonjës.
Në fund, megjithatë, në sajë të një analize teknike që krahasoi ADN-në e fetusit me atë të vëllait dhe pastaj të babait, u shfaq një realitet edhe më i fortë.
Burri nga ana e tij ka shpallur gjithmonë pafajësinë e tij duke kontestuar rezultatet e ADN-së ./b.l/noa.al/