Babai e vrau me thikë, përcillet në banesën e fundit 20-vjeçarja

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I është dhënë lamtumira e fundit viktimës Sabrina Lekaj, 20 vjeçares e cila u vra me thikë nga babai i saj.

Lekaj u gjet e vdekur në makinë dhe pranë saj i plagosur babi, i fundit ky që gjendet në burg nën akuzën e vrasjes dhe vetëplagosjes.

Mediet e huaja raportojnë se në ceremoninë e funeralit të viktimës kanë marrë pjesë vëllai 11-vjeçar Pyrrhus, nëna Romina, gjyshja me origjinë shqiptare dhe m,iqë e të afërm. I vetmi që ka munguar në ceremoninë mortore ishte babai i saj, Petrit Lekaj, i cili gjendet në paraburgim.

Por si ka ndodhur vrasja makabre?

Sabrina Lekaj, 20-vjeç, studente në fakultetin e Mjekësisë u gjet e vrarë në sediljen e përparme të makinës tip “Mercedes-Benz”. Në krah të saj u gjet edhe babai i saj Petrit Lekaj, i plagosur në stomak, pasi kishte tentuar të vetëvritej.

Ai u transportua në spital dhe të martën policia e akuzoi atë për vrasjen e vajzës së tij dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë.

Viktima kishte shkëmbyer mesazhe me miqtë

Policia ka marrë në shqyrtim shumë prej mesazheve telefonike që Sabrina kishte shkëmbyer me miqtë e saj.

Në mesazhet e dërguara, viktima ankohej se kishte marrëdhënie të vështira me prindërit e saj të cilët e akuzonin si k**** dhe për këtë arsye ajo kishte një marrëdhënie të tensionuar me familjen dhe se nuk donte të jetonte në një çati me ata.

Zjarr Tv Ad