Babai humbi jetën në camp Adazi, Xhaçka shoqëron në shkollë fëmijët e major Tanushit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në camp Adazi të Letonisë. në një postim në facebook, ku ndan me ndjekësit emocionet e ditës së parë të shkollës për fëmijët, Xhacka shkruan se familja e madhe e Forcave të Armatosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë.

“Vërtetë e emocionuar që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni.

Trishtim që majori nuk ishte me ne sot por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij. Familja e madhe e Forcave të Armatosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë.
Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijet e efektivëve të FA.” -shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad