Babai i të miturës së abuzuar nga ish-roja i shkollës tregon si u vu në dijeni për videot intime

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babai i vajzës 15 vjeçare të abuzuar seksualisht dhe shtantazhuar me video intime nga ish-roja i shkollës 9-vjeçare në Paskuqan ka treguar se 6 muaj më parë u vu në dijeni të videove që qarkullonin nëpër telefonë me protagonistë vajzën e tij minorene dhe Abaz Dokun. Menjëherë pas kësaj ai kishte pyetur të bijën e cila i kishte konfirmuar se prej tre vitesh ai abuzonte me të duke i bërë presion dhe kërcënuar për të mos i treguar familjes.

Përballë këtij skandali dhe halli të rëndë që i ka rënë mbi supe ai kërkon nga shteti të vërë drejtësi dhe ta kalbë në burg Dokun, në të kundërt ai thotë se do të bëjë vetëgjyqësi.

Në trysninë edhe të opinionit pas denoncimit, pasi lagjia në Babrru ku jeton janë vënë në dijeni të ngjarjes, ai kërkon ndihmë nga shteti që ta strehojnë diku tjetër.

Babai: I jepte karamele, 100 lekëshe, i thashë o babë mos të ka ngacmuar. Jo tha. Këtu ishte nusja e vetë dhe djali.Katër vjet kjo punë. Më pas në gjimnaz më thotë njëri para 6 muajsh shiko telefonin, roja Abaz Doku ka shkuar me fëmijë tat.Çfarë thua i thashë?! E pyeta vajzën: E vërtetë është kjo punë? Po tha, ka tre vjet që ai ka pasur një biçak dhe një tub gome dhe i bënte presion mos i thuaj gjë babait, mamit dhe vëllait. 

Ata pinin kafe atje me djalin tim, shoqëri me hile.Me e pa telefonin, ishalla i ka zbardhur policia, ato foto që ka bërë ai maniaku 65-vjeçar i dënon fëmija i vet, jo unë si prind. Po ka shtet dhe e lanë gjallë, unë atë do ta vras. Jam unë i pari që u bërë sebep dhe e denoncova. Shteti të më gjejë një hyrje dhe të largohem nga Babrroi se më iku fytyra, më doli boja. Po ka mundësi shteti të më ndërrojë shtëpinë. Unë nesër do të iki në lumë, ku të shkoj? Nuk kam fytyrë me dalë më jashtë! Të hapë vajzat këtu te shkolla më turp nuk ka, atë duhet me e kalb në burg.

Para gjykatës katër të akuzuarit

Do të dalin para gjykatës 4 të arrestuarit e akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur ndaj një 15 vjeçareje.

Ka qenë këmbëngulja e policisë që ka nxitur familjarët të bëjnë denoncimin pas një video të shfaqur në rrjetet sociale.

Kallzimi është bërë 2 javë më parë dhe vajza është marrë nën kujdestarinë e një shoqate.

Të arrestuarit mohojnë abuzimin por gjithçka është dokumentuar në videot që qarkullonin në celularët e të pandehurve si dhe në dëshminë e vajzës.

Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Ish-roja i shkolles- Abaz Doku është 65 vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë, por policia dyshon të ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhet më në këtë detyrë.

15 vjeçarja para oficerëve të policisë është shprehur se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë, madje sipas saj i moshuari kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes, nënës dhe avokatës.

Pas arrestimit është marrë në pyetje dhe 65 vjeçari Doku, i cili ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Zjarr Tv Ad