Babai ka vrarë vajzën se u nda nga burri: Donte ta varroste sikur vdiq nga zemra/ Flet ish-shefi i Komisariatit, tregon një tjetër ngjarje të rëndë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-shefi i Komisariatit Hajdarmataj

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj ka treguar një ngjarje të rëndë, të ndodhur vite më parë, kur ai ka qenë shef Komisariati.

Teksa fliste në emisionin e Eni Vasilit mbrëmjen e djeshme për vrasjen makabre të Eglantina Bucit nga babai dhe i vëllai 8 vite më parë, Hajdarmataj ka thënë se dhe kur ai ishte shef policie ka ndodhur një ngjarje e tillë.

“Ka qenë një rast ku babai ka vrarë vajzën se u nda nga burri. Fati i mirë që prokurori ishte i vëmendshëm dhe e zbuloi ngjarjen. Kam qen shef i atij komisariati. Kanë dashur ta varrosin në mënyrë normale, sikur ka vdekur nga zemra. Fati i mirë që prokurori e zbuloi”, është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad